Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sizer, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Timenotes, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të krijojmë promemorie të eventeve të ndryshme që duhet të kemi në të ardhmen dhe na tregon çdo detaj në lidhje me kohën e mbetur për të arritur tek çdo event që rregjistrojmë.

- Dream Meanings, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dream Meanings është një program i cili sjell për ju interpretimin e ëndrrave që shikoni. Ai është është ndërtuar për tu përdorur mjaft thjeshtë dhe ju mund të kërkoni shpjegime duke kërkuar me fjalë kyçe. Sot mund ta shkarkoni atë falas. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment