Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Buff Knight Advanced, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Buff Knight Advanced është një lojë mjaft e bukur me aventurë dhe aksion e cila është ndërtuar mbi një ambjent grafik e cila kujton lojërat e viteve 90'. Nëse kërkoni një lojë për të kaluar kohën e lirë dhe të argëtoheni, atëherë ja vlen ta merrni.


Static Motion, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Static Motion është një lojë në të cilën duhet të shkatërroni të gjitha objektet armike duke prekur ekranin me shkathtësi. Loja është mjaft e thjeshtë por duhet shumë kujdes edhe shpejtësi për të kaluar në nivelin tjetër.



Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment