Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Weblock, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Weblock është një program mjaft i dobishëm i cili do të aktivizohet për çdo program që keni instaluar në iOS duke bllokuar rreklamat e padëshiruara që një pjesë e mirë e programeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


iOverwrite, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iOverwrite është një program i cili do të shkruaj të dhëna të cilat do të mbishkruajnë file-et e fundit të fshira nga ju. Në këtë mënyrë nëse dikush tenton të rekuperojë të dhënat që keni fshirë, ai nuk do të arrij ti marrë ato nëse keni aplikuar funksionin e programit në fjalë. Sot mund ta merrni falas atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment