Në këtë artikull do t'ju sjellim disa imazhe koncept të iPhone 8, të cilat vënë në dukje disa ndryshime thelbësore të versionit të ardhshëm të iPhone. Sipas ekspertëve ai do të vij  në treg me një ekran prej 5.8 inch ku 5.1 inch do të jenë pjesa aktive ndërsa ajo që mbetet do të ketë zëvëndësuar butonin Touch ID.

Kjo do të thotë se iPhone 8 do të ketë një sipërfaqe të cilët ekspertët e quajnë "sipërfaqja e funksioneve" e cila do të ndryshojë totalisht mënyrën se si përdorni një smartphone. Më poshtë po ju sjellim disa nga funksionet që supozohet të jenë pjesë e iPhone 8.

Ekrani do të mbulojë pjesën e përparme
Sipas thashethemeve ekrani  i iPhone 8 do të mbulojë të gjithë pjesën e parme. Kjo do të thotë se sensori Touch ID nuk do të ekzistojë më ku të gjitha funksionet e tij do të kryen vetëm duke prekur sipërfaqen e ekranit. Duke qënë se ekrani do të ndërtohet nga teknologjia OLED, funksioni i butonit Home ose Touch ID, do të jetë i shfaqur në ekran dhe mbi të gjitha do të funksionojë edhe kur sistemi operativ iOS të jetë i fikur.


Sipërfaqja e funksioneve
Siç thamë më sipër ky funksion do të përfshijë shfaqjen e butonin Touch ID në pjesën e poshtme të ekranit. Gjithashtu sipas ekspertëve, John Ive, dizajneri që qëndron pas iOS, ka projektuar tashmë edhe disa funksione të cilat do të ekzekutohen në sipërfaqen në fjalë.

Shfaqja e funksioneve për programe si Instagram apo Facebook
Shtrirja e ekranit aq sa janë dimensionet e vetë smartphone-it, do i lejojë zhvilluesit e programeve të shfaqin funksione të ndryshme në seksionin ku shfaqet butoni Touch ID. Në imazhet e mëposhtëme shfaqet një koncept i programeve Facebook dhe Instagram.

Në fund, edhe pse gjithçka nga këto që thamë më sipër janë vetë koncepte, ato janë funksione që mund të realizohen me teknologjinë ekzistuese. Nëse Apple do të sjellë në treg këtë produkt me siguri do të jetë ndryshe nga seria e iPhone 6 dhe 7, përsa i përket dizajnit por dhe karakteristikave hardware. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment