Kemi folur edhe pak ditë më parë për këtë temë, por tani vjen edhe konfirmimi nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities. iPhone 8 do të ketë një ekran 5.8“ që do të zërë të gjithë hapësirën frontale dhe do të jetë i pajisur me butona virtual. Kjo do të thotë se korrnizat do të reduktohen në minimum dhe se nuk do të ketë një buton Home fizik.

Përveç iPhone 8 me ekran OLED, në shënimin e tij thuhet se Apple do të prezantojë këtë vit dy smartphone të rinj me ekran LCD 4.7“ dhe 5.5“. Këto modele mund të mbajnë emrin iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus, duke ndjekur traditën.


Midis karakteristikave të reja flitet edhe për karikim wireless, trup prej xhami me korrniza metalike, një autonomi më të mirë të baterisë, dhe ndoshta edhe disa funksione që kanë të bëjnë me realitetin e zmadhuar. Sipas analistit çmimi i iPhone 8 mund të tejkalojë 1000$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment