Pajisja e parë Apple "Made in India" do të jetë iPhone SE, prodhimi i të cilit do të nisë në Prill në impiantet e Wistron Bangalore. Pas një negociate të gjatë, Apple dhe qeveria indiane kanë arritur një akord për të nisur prodhimin e iPhone në Indi, duke lejuar që Apple të hapë edhe dyqanin e parë Apple Store në këtë vend.

Shteti indian i detyron kompanitë të sjellin prodhimin e një pjese të pajisjeve në Indi, për t'i lejuar ato që të hapin një Store në këtë vend. Modeli i parë që do të prodhohet në Indi do të jetë iPhone SE, do të prodheohen rreth 400.000 copë që do të shiten në Indi për të rritur kuotën e tregut në këtë vend.

Duke prodhuar iPhone në Indi, Apple mund t'i shesë modelet e saj edhe më lirë në këtë vend, për shkak të mungesës së taksave doganore. Në këtë mënyrë, kompania shpreson të bëjë për vete edhe tregun indian. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment