Sipas zërave më të fundit që vijnë nga kontinenti aziatik, iPhone 8 pritet të ketë ndryshime thelbësore edhe përsa i përket komponentëve Hardware. Subjekt i thashethemeve është memoria RAM dhe memoria fikse, ajo ku ju ruani materialet tuaja.
iPhone 8 pritet të vij në treg me 3Gb Ram dhe jo më në versionin me 32 Gb përsa i përket sasisë së memories fikse. Versionet do të jenë në 64 dhe 256 Gb, pra nuk do të ketë as në formatin me 128 Gb dhe kjo do të thotë se tashmë Apple ju detyron të blini një produkt me sasi të madhe të memories, fakt që mund të kthehet në favorin tuaj nëse çmimi nuk do të lëvizë ndjeshëm nga versioni me 32 Gb.
Konfirmohet gjithashtu përdorimi i teknologjisë OLED në ekranin e tij i cili do të sjellë një tjetër eksperiencë në përdorim por edhe kursimin të ndjeshëm të harxhimit të baterisë. Sipas ekspertëve Apple po bën të pamundurën që kjo teknologji e ekranit të vij dhe në iDevice-et, por prodhuesit e ekranit janë përballur me vështirësi teknike, të cilat kërkojnë zgjidhje.
Në artikujt e mëtejshëm do t'ju sjellim detaje të tjera në lidhje me iPhone-in e ardhshëm ku ndryshimet nuk priten të jenë vetëm këto që ju përmëndëm më sipër, por dhe të tjera pasi ky është edhe viti i 10 vjeçarit të tij. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment