Në këtë artikull do t'ju sjellim disa informacione në lidhje me iPhone 8,  i cili pritet të prezantohet në vjeshtë të këtij viti. Thashethemet vijnë nga një portal në Japoni i cili trajton produktet Apple dhe i përkasin mënyrës se si iPhone 8 do të karikohet.

Sipas burimeve, iPhone 8 do të vij me teknologjinë e karikimit wireless, pra pa lidhje fizike me karikuesin. Për më tepër thuhet se kjo teknologji e iPhone 8, do të ketë nevojë të shoqërohet edhe me një aksesor, por që përdoruesit do të duhet ta blejnë. Gjithashtu flitet se amballazhi i  iPhone 8 nuk do të ketë konvertuesin e kufjeve Lightning në Jack, ashtu siç e ka iPhone 7, por do të mungojë edhe kavo USB-C, ku më parë ishte folur se ky aksesor do të përfshihej.

Përsa i përket aksesorit që supozohet se duhet ta blini, ai do të jetë i ndërtuar nga kompania Luxshare e cila i furnizon Apple, teknologjinë e karikimit të Apple Watch. Kujtojmë që karikimi wireless ose pa fije, bazohet mbi konceptin e induksionit elektro magnetik i cili përcjell elektricitet në distancë të caktuar. Për të gjeneruar induksionin do të duhet pikërisht aksesori në fjalë i cili mund të vendoset në burimin e rrymës më të afërt.

Për mendimin tim, nuk besoj se Apple do të shesë iPhone 8 pa aksesorin e karikimit pasi ai do të ishte i papërdorshëm derisa të blini aksesorin. Kjo me siguri do shkaktonte pakënaqësi tek blerësit, dhe do të ishte gabim strategjik mjaft i madh. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment