Ditën e Martë Apple publikoi betan e tretë publike të iOS 10.3. Ky version vjen dy javë pas betas së dytë publike. Po ditën e djeshme beta e re u ofrua edhe për zhvilluesit. Në këtë beta mungojnë ndryshimet madhore me përjashtim të një seksioni “App Compatibility” që e gjeni tek Settings – General – About.

Ky seksion liston aplikacionet 32bit të cilat nuk do të funksionojnë në versionet e ardhshme të iOS. Nëse vizitoni Settings – Cellular, ju mund të aktivizoni ose ç’aktivizoni transferimin e të dhënave në iCloud kur nuk jeni i lidhur me një rrjet Wi-Fi. Gjithashtu do të vëreni një pamje të re ku vendosni fjalëkalimin ose kodin PIN për tu kyçur në telefon. Rrumbullakët do të zëvendësojë vijat.

Nëse doni të provoni betan e tretë të iOS 10.3 duhet të bëheni anëtare i Programit Beta. Nëse nuk jeni regjistrohuni këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment