Para 10 vitesh Steve Jobs i prezantoi botës iPhone, i cili më pas do të bëhej smartphone më i shitur në të gjithë botën. Për të kujtuar këtë event, sipas raportimit të portalit Fast Company, Apple ka vendosur të sjellë në treg një version jashtë serie i cili pritet të kalojë shumën prej 1000$. Kjo vjen si pasojë e funksioneve dhe teknologjisë që do të përdoren.
Elementi i parë që pritet të integrohet është ekrani me teknologjinë OLED i cili do të sigurojë një minimum dimensioni, prej 5.8-inch e cila do të thotë se iPhone do të ketë dimensione ekrani të paktën aq. Teknologjia OLED siguron gjithashtu edhe një kualitet më të lartë dhe konsum të ulët të baterisë.
Por kosto prej të paktën 1000$ nuk justifikohet vetëm nga ekrani, sepse më në fund duket se Apple ka gjetur një zgjidhje për të elimuar totalisht butonin fizik, Home, dhe kontrollet e volumit. Sipas ekspertëve funksionet në fjalë do të bëhen vetëm në mënyrë dixhitale, pra vetëm duket prekur sipërfaqet e caktuara në trupin e produktit.
Teknologjia 3D-Sensing do të jetë një tjetër risi, e cila siguron njohjen dhe autentifikimin nërpërmjet skanimit të fytyrës. Ky funksion pritet të integrohet si mënyra e hyrjes në sistemin operativ dhe jo vetëm, ku sipas ekspertëve, do të jetë mënyra më e sigurtë për të kontrolluar të dhënat që do të ruani.
Produkti pritet të vijë i shoqëruar me iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus që do të kenë disa nga funksionet e tij por jo të gjitha. Sipas ekspertëve, emri i tij do të jetë iPhone 8 dhe të gjitha teknologjitë e përmëndura më sipër do të bëjnë që kosto e tij të jetë mbi 1000$. Mendoni se këto funksione e justifikojnë çmimin? /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment