Apple kohët e fundit ka regjistruar një patentë "avatar editing environment", një aplikacion që mund të përdoret për të krijuar avatar dixhital me fytyrën tonë. Mund të personalizojmë sytë, gojën, ngjyrën e lëkurës, flokët dhe aksesorë të ndryshëm.

Këto avatar do të gjejnë hapësirë kryesisht në aplikacionin e kontakteve, mesazheve dhe facetime. Tek kontaktet do të zëvendësojnë foton e profilit, ndërsa tek mesazhet do të ngjajnë me Bitmoji që janë integruar së fundmi në Snapchat: do të përdoren për të dërguar mesazhe që përmbajnë një animim ose imazh të avatarit tonë.

Në Facetime gjërat bëhen më interesante: avatarët mund të zëvendësojnë fytyrën e një përdoruesi dhe do të jenë në gjëndje të riprodhojnë të njëtat mimika të fytyrës, ashtu si dhe lëvizjen e syve dhe të kokës. Teknologjia që do të shfrytëzohet mund të jetë ajo e zhvilluar nga Faceshift, e blerë nga Apple dy vite më parë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment