Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Nightgate.

Në vitin 2398, pas luftës së madhe, një rrjet inteligjence artificiale i njohur si Nightgate, është e vetjma formë shikimi që ka mbetur në Tokë. Objektivi juaj do të jetë të kompletoni 50 nivelet e lojës duke evituar armiqtë, evituar plumbat dhe duke manipuluar kohën ndërkohë që eksploroni atë që ka mbetur në planetin tonë...

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Nightgate do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment