Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Star Thief, nga 0.89€, falas. /iPhone
Star Thief është një lojë në të cilën ju duhet të mblidhni sa më shumë yje. Misionet nuk do të jenë të njëjta gjithmonë pasi krijohen çdo ditë të reja. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


- Mystery of Fortune 2, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Mystery of Fortune 2 është një lojë mjaft e bukur me temë strategji ku ju do të krijoni ushtrinë  personale dhe më pas të luftoni kundra krijesave që kanë pushtuar botën. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


SelfieX, nga 0.89€, falas. /iPhone
SelfieX është një program për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë, i cili do t'ju lejojë bëni foto mjaft të bukura duke shfrytëzuar fotokamerën e prapme të iPhone. Më pas këtë foto mund ta ndani me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment