Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Finding Gnomes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Finding Gnomes është me temë kuic ku ju duhet të gjeni të gjitha sekretet për të rikthyer krijesat përrralore. Loja përbëhet nga shumë enigma të cilat pasi zgjidhen do t'ju mundësojnë të gjeni çdo krijesë derisa të plotësohen të gjithë në mënyrë që të ndihmojnë mikun tuaj i cili ka shumë nevojë për ato.


Merge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merge është një lojë mjaft impenjative ku ju jeni një shkencëtar biologjik dhe duhet të pastroni nga solucionet tuaja mikrobet nga qeliza që ju duhen. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë shumë e thjeshtë dhe duhet të tregoheni shumë të shpjetë për të pastruar solucionet që ju duhen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Fonta: Telling Stories With Photo, nga 1.79€, falas. /iPhone
Fonta është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju mund të tregoni historitë tuaj, miqve, duke krijuar albume me foto nga e gjithë jeta juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment