Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sea of Squares, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Squares është një lojë me temë puzzle ku duhet të kombinoni 2 blloqe të të njëjtës ngjyrë për ti eliminuar nga ekrani. Loja është ndërtuar gjithashtu mbi një ambjent grafik në 3 dimensione, gjë e cilia e bën argëtimin akoma më të bukur.


Daddy Dino Rocks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Daddy Dino Rocks është një lojë me temë kuic ku ju duhet të zhdukni nga ekrani elementët e njëjtë. Është gjithashtu edhe një lojë e inspiruar nga loja e famshme Tetris dhe me siguri një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Quell+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Quell+ është një lojë që ka arritur mjaft sukses në App Store ku mbi 1 milion persona kanë e kanë shkarkuar. Qëllimi i lojës është mjaft i thjeshtë. Duhet të lëvizni një pikë uji mbi një sipërfaqe që lëviz dhe të shmangni pengesat. Ja vlen ta provoni.


Zenge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tregon historinë e një punëtori të vetmuar që quhet Eon dhe që është i bllokuar në një botë dhe kohë tjetër. Grafika është e realizuar mjaft mirë me një kolonë zanore që do ju mbajë të mbërthyer për orë të tëra.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment