Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar.


- Samurai Duel, nga 2.79€, falas. /iPad
Samurai Duel është një lojë ku ju do të luani në duele të ndryshme, nën personazhin antik të një samurai. Keni në dispozicion 5 armë të ndryshme të cilat do të rrezultojnë vdekje prurësë për armikun , nëse përdoren në mënyrën e duhur.


AirDisk Pro: Wireless Flash Drive, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
AirDisk Pro është një program mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të shfrytëzoni memorien e iPhone-it ose iPad-it tuaj si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe ju mund të merrni ose të nisni file duke u lidhur me rrjetin WiFin në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment