Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Nightgate, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Nightgate është një lojë mjaft e veçantë ku ju do t'ju duhet të zbuloni sekretet e një rrjeti inteligjent, i cili është shenja e fundit e ekzistencës së njerëzimit në vitin 2398. I përbërë nga disa nivele me vështirësi të ndryshme, ju duhet të zbuloni sekretet për ti dhënë një shans tjetër njerëzimit.


Brigands and Barbarians, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Brigands and Barbarians është një lojë mjaft e bukur me strategji ku duhet të luftoni në betejën e brigandëve me barbarët.  Aftësitë tuaja drejtuese do të përcaktojnë dhe fatin final të ushtarëve që keni në dispozicion. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment