Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Top Gun Rider, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Top Gun Rider është një lojë ku ju do të luani në rolin e një luftëtari i cili drejton një motorr që ecën me shpejtësi ekstreme. Duhet të eliminoni të gjitha pengesat për të sjellë drejtësinë në qytetin tuaj. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të mbijetoni!


Be Red Cloud, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Be Red Cloud është një lojë në të cilën ju do të luani një rolin e një luftëtari indian i cili duhet të luftojë kundra pushtuesit që vjen nga Europa, për të ruajtur të ardhmen e fisit. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


TranslateSafari, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TranslateSafari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment