Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gradle of Rome 2 HD, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Gradle of Rome është një lojë me temë kuic dhe strategji ku ju duhet të luftoni për të qënë sundimtari i Romës. Duhet të zgjidhni kuicet e çdo niveli dhe popullariteti do t'ju ngjisë lart në shtetin e Romës.
Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Epica Pro, nga 1,99€, falas /iPhone
Një aplikacion mjaft simpatik dhe i pasur me funksione për modifikimin e fotove tuaja. Mund t'i shtoni efekte të ndryshme fotove dhe më pas t'i ndani me miqtë tuaj.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


Z-Drums Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësin në stimulojmë instrumentin e baterisë në iPhone ose iPad dhe duke prekur mbi ekranin e këtyre të fundit mund të krijojmë tingullin e çdo pjese të këtij instrumenti muzikor. Pra në qoftë se jeni të apasionuar të këtij instrumenti ja vlen ta shkarkoni dhe ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment