Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Nimian Legends : BrightRidge HD, nga 1,99€, Falas /iPhone, iPad
Një aventurë magjike me një botë plot detajuar që duhet të eksploroni pa një limit kohor. Një lojë ku duhet të vraponi, notoni dhe të të fluturoni në lumenj, ujëvara, pyje të dendura, male të mbuluar me borë, shpella, etj.


Skram - Electronic Music Maker, nga 4,99€, Falas /iPad
Krijoni muzikën tuaj elektronike me këtë aplikacion profesional për iPad. Luani këngët tuaja live, krijoni, eksperimentoni dhe argëtohuni me muzikën tuaj.


Crooked Path, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Crooked Path është një lojë mjaft e këndshme që do t'i pëlqejë patjetër të apasionuarve të lojërave one-touch puzzel. Një një udhëtim nëpërmjet 12 sezoneve, duhet të hidheni në kërkim të dritës tuaj. Rruga nuk do të jetë e thjeshtë, plot surpriza dhe pengesa të çdo lloji.


ACDSee Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
ACDSee është një program tepër profesional për përpunimin e fotove. Ai ju jep mundësinë që të aplikoni efekte grafike direkt në përdorimin e fotokamerës, përveç mundësisë për të modifikuar më pas ato. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Sleep Cycle alarm clock, nga 1,99€, Falas /iPhone
Një zile inteligjente që analizon gjumin tonë dhe na zgjon gjatë fazës më të lehtë, për të nisur ditën në mënyrën më të mirë dhe të shplodhur. Një aplikacion shumë i thjeshtë për t'u përdorur, me statistika dhe grafik të detajur për çdo natë. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment