Super Mario Run, loja popullore që prej pak javësh është shkarkuar në iPhone, ka rezultuar një sukses mediatik, dhe një zhgënjim nga pikëpamja e fitimeve. Përballë 90 milionë shkarkimeve, vetëm 3% e përdoruesve ka marrë opsionin me pagesë të lojës.
Këto të dhëna janë marrë nga Wall Street Journal që ka cituar kompaninë Newzoo, e cila flet për rreth 30 milionë dollarë të faturuar nga shoqëria japoneze, e barabartë me rreth 3 milionë shkarkime, ose thënë ndryshe, pak më shumë se 3% në krahasim me shifrën kolosale 90 milionë download me pagesë që u regjistrua pak ditë më parë.
Sipas Newzoo, është pikërisht kjo arsyeja pse Super Mario Run, tashmë ndodhet në vendin e 7 të klasifikimit të lojërave me më shumë fitime, ndërkohë që klasikja e Candy Crush Saga, prej 5 vitesh kryeson listën e 10 më të mirave.
Një nga kritikat kryesore për lojën Super Mario Run e bërë nga përdoruesit që në fillim është ajo e vendosjes së pagesës për aplikacionin. Pasi rezulton që loja vërtet shkakrohet falas, por për të arritur në nivele superiore duhet të paguash dhe jo pak, por plot 9,99 euro. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment