Një histori fantastike mbijetese, ku duhet të drejtoni personazhin tuaj drejt shpëtimit dhe ta ndihmoni të zbulojë identitetin e tij. Zgjedhjet tuaja i japin formë historisë ndërsa luani. Çdo vendim mund të ketë një efekt drastik. Kompletoni lojën dhe më pas luani përsëri, duke bërë zgjedhje të tjera, për të zbuluar një histori krejtësisht të re.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Lifeline: Whiteout do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment