Ishte vetëm një çështje kohe dhe ka ndodhur më në fund. Përdorimi i internetit nga pajisjet mobile në mbarë botën ka tejkaluar përfundimisht lidhjen tradicionale me internet përmes kompjuterëve desktop. Rezultatet vijnë me anë të një raporti nga StatCounter, që thotë se 51.2 për qind e përdorimit të internetit në tetor të 2016 është kryer me anë të pajisjeve mobile në krahasim me vetëm 48.7% nga ato desktop.

Ndërsa në nivele të përgjithshme, pajisjet mobile janë përdorur më shumë për të hyrë në internet, mirëpo rezultatet janë të ndryshme varësisht nga rajoni ku janë bërë këto matje. Në Mbretërinë e Bashkuar për shembull, kompjuterët desktop ende mbretërojnë me 55.6% dhe në SH.B.A., përdorimi i internetit nga pajisjet desktop ishte më i lartë në 58%.

Përdorimi i kompjuterëve desktop në Irlandë ishte në 57.6% dhe Australia ishte me normë pak më të ulët me 55.1%. Rezultatet janë përmbysur në mënyrë dramatike në vendet aziatike si Kina (54,63% internet nga pajisjet mobile), Japoni (76,02% mobil), Hong Kong (65,87% mobil), dhe Tajvan (59,91% mobil). Këto vende e kanë adoptuar shumë më shumë teknologjinë mobile në dekadën e fundit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment