Kanë kaluar 15 vjet nga prezantimi i modelit të parë iPod, një produkt revolucionar që ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën e të dëgjuarit muzikë dhe që ka influencuar tepër panoramën muzikore dhe teknologjinë. Por pas gjithë këtyrë viteve, ndoshta, ka ardhur koha të lëmë menjëanë një objekt të tillë.

Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë prej shumë kohësh, nuk mund të mos ju vijë keq kur mendoni që iPod nuk është më i domosdoshëm në jetën moderne. Steve Jobs dhe iPod i parë, është një nga historitë më të bukura të teknologjisë, një histori që nisi më 23 Tetor 2001. Por të gjitha historitë e kanë një fund, dhe tani i ka ardhur koha muzikës në streaming. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment