Në këtë lojë duhet të udhëzoni dy personazhet kryesore, Kaito dhe Aya, në një udhëtim në harmoni të plotë me muzikën. Do të përjetoni një eksperiencë të re muzikore me kombinimin e rimave dhe koreografive. Nuk mungon mundësia e personalizimit të personazheve.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Lost in Harmon do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment