iFixit dhe Creative Electron kanë studiuar në detaj konvertuesin e portës Lightning në Jack, i cili shitet në Apple Store kundrejtë shumës 9$. Në pamje të parë ajo duket vetëm një kavo e thjeshtë e cila na jep mundësinë të ripërdorim në iDevice kufjet normale.


Duke qënë se konvertuesi në fjalë është i pamundur të zmontohet pa e prishur, për të parë strukturën hardware, është përdorur një studim me teknologjinë X-Ray e cila i ka lejuar ekspertët të fotografojnë të gjithë komponentët. Nga këto foto duket qartë që ana e cila lidhet me portën Lightning është me të vërtetë komplekse.

Sipas ekspertëve chip-i i integruar përmban një konvertues të sinjalit dixhital në analog (DAC) i cili kryen pikërisht funksionin e transformimit të sinjalit në mënyrë që ai të interpretohet nga kufjet që kemi përdorur deri sot. Një tjetër funksion i rëndësishëm është edhe amplifikatori i këtij sinjali i cili do ti japë atij fuqinë e duhur për tu dëgjuar nga veshët e njeriut, gjithmonë pa i dëmtuar ato.

Ekspertët janë të bindur se ky chip integron fjalën e fundit të teknologjisë në një sipërfaqe mjaft të vogël, gjë të cilën nuk është parë deri tani në asnjë nga komponentët e ngjashëm që shiten në treg. Kujtojmë gjithashtu se Apple do të sjellë në dyqanet e saj AirPod Wireless të cilët do të eliminojnë komplet përdorimin e kavos për të dëgjuar muzikë në kufje. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment