Çdo përdorues ka disa foto në iPhone që nuk dëshiron t'i fshijë por nuk dëshiron as që të shfaqen në librarinë fotografike. Për fat të mirë aplikacioni Photos në iOS 10 e bën te mundur diçka të tillë. Kur fshehni një imazh nga libraria juaj fotografike, ajo zhduket nga fotot kryesore por qëndron gjithsesi e disponueshme tek albumet dhe rezultatet e kërkimit.

Si të fsheni një imazh nga aplikacioni Photos në iOS 10?
1. Hapni aplikacionin Photos dhe kërkoni imazhin që dëshironi të fshehni.
2. Klikoni "Selekt".
3. Klikoni butonin "Share" që ndodhet poshtë majtas.
4. Nga ikonat që do të shfaqen, është edhe ajo për të fshehur imazhin.
5. Klikoni "Hide".
6. Çdo foto që keni fshehur do të shfaqet në albumin e fotove të fshehura.


Për të bërë që fotot të shfqen sërish, mund të ndjekni të njëjtën proçedurë anasjelltas duke shkruar tek albumi i fotove të fshehura dhe duke zgjedhur ato që dëshironi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment