Sipas shumë portaleve Koreane, kompania Samsung ka ndërprerë prodhimin e Galaxy Note 7. Ky vendim është marrë si pasojë e vendimeve të marra nga kompanitë AT&T, T-Mobile dhe të tjera, të cilat kanë vendosur të mos shesin më këtë produkt derisa kompania të zgjidhë problemet serioze që ai ka shfaqur deri tani.

Nga ana tjetër zëra të pa konfirmuar thonë se ndërprerja e prodhimit vjen si pasojë e vendimit të entit të sigurisë së konsumatorit në Kore dhe të disa vëndeve të tjera. Kujtojmë që Samsung nisi shitjen e Galaxy Note 7 në Gusht por në Shtatori ktheu prapa rreth 2.5 milion të prekura nga problemi i shpërthimit të baterisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment