AnTuTu ka publikuar rënditjen e smartphone-ve më të fuqishëm në treg, të përditësuar për muajin shtator 2016. Në këtë rënditje rradhiten pajisjet që kanë arritur rezultatet më të larta në benchmark: iPhone 7 Plus dhe iPhone 7 i kalojnë të gjithë.

iPhone 7 Plus kryeson këtë rënditje me 172.644 pikë, i ndjekur nga iPhone 7 me 170.124. AnTuTu konfirmon se proçesori A10 i Apple ofron performanca rekord, të paarritshme nga asnjë smartphone tjetër në treg.

Vendi i tretë për LeCo Pro 3 (160.856 pikë) i pajisur me proçesor Qualcomm Snapdragon 821. Ky model është smartphone-i Android më i fuqishëm në treg, i ndjekur nga Xiaomi Mi 5s Plus dhee 5s. OnePlus 3 rënditet në vend të gjashtë, i ndjekur nga XPlay 5 dhe Samsung Galaxy Note 7. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment