Shpërthimet e baterive të Galaxy Note 7-tës nuk kanë të sosur. Sipas një raporti nga The Verge, udhëtarët e një fluturimi të Southwest Airlines në Shtetet e Bashkuara u evakuan në momentin që telefoni Samsung i një udhëtari mori flakë në xhepin e tij.

Dhe për ta përkeqësuar situatën, telefoni nuk ishte prej modeleve që supozohen të jenë problematike. Ishte një model i ri i zëvendësuar nga operatori AT&T vetëm një javë më parë. Aeroplani ishte akoma tek porta kur u përfshi nga flakët dhe të gjithë pasagjerët u evakuan pa asnjë dëmtim. Pasagjeri tha se e kishte blerë telefonin e ri më 21 Shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment