Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant përsa i përket teknologjisë së ardhshme  të Mac Book. Lajmi vjen nga një portal Hollandez i cili ka publikuar disa rreshta të kodit ekzekutiv të gjëndur në sistemin operativ macOS Sierra.

Në të janë gjendur shenjat e para të cilat tregojnë se Apple do të integrojë në Mac proçesorin me teknologji ARM në vënd të proçesorëve Intel. Kujtojmë që arkitektura e proçesorëve ARM gjëndet në të gjitha iDevicet dhe është zhvilluara nga një kompani angleze po me të njëjtin emër.

Përfitimet kryesore nga integrimi i kësaj teknologjie janë të shumta por ajo më e rëndësishmja është jetëgjatësia e baterisë e cila pritet të rritet ndjeshëm në krahasim me konsumit aktual të një Mac. Gjithashtu do të rritet ndjeshëm edhe frekuenca e publikimit të versioneve të reja e cila mund të jetë e njëjtë me ato të iDevice.

Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim  lajme më të detajuara në lidhje me këtë temë kështu që ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhonAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment