Brenda aplikacionit Facebook do të integrohet së shpejti Marketplace, një shërbim i ri i platformës që do të lejojë shitjen dhe blerjen e sendeve të ndryshme. Facebook përdoret gjithmonë e më shpesh për shit-blerje, dhe pikërisht për këtë kompania ka vendosur të krijojë një shërbim enkas për këtë.

Facebook Marketplace lejon shikimin e të gjithë objekteve në shitje në rrjetin social, duke i dhënë mundësinë përdoruesve të bëjnë kërkime dhe të gjejnë objekte në shitje pranë tyre. Falë integrimit me Messenger, shitësi dhe blerësi mund të komunikojnë direkt për të organizuar shit-blerjen në mënyrë të sigurtë, duke qenë se profili Facebook i dy subjekteve mund të konsultohet në çdo moment.

Fillimisht, Marketplace do të jetë aktiv në SHBA, Australi, Britani e Madhe dhe Zeilandë e Re, për t'u përhapur më pas në të gjithë botën në vetëm pak muaj. Platforma do të ofrojë edhe një feedback si për shitësin ashtu edhe për blerësin, për të limituar në minimum mashtrimet. Nëpërmjet Messenger mund të bëhen edhe pagesa. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment