Bank of America, nëpërmjet një sondazhi i ka kërkuar konsumatorëve se cilët janë motivet kryesore që i shtyjnë ata të blejnë modelin e ri iPhone 7. Papërshkueshmëria nga uji është një nga përgjigjet kryesore, me sa duket përdoruesit Apple e ndjenin mungesën e kësaj karakteristike.


Ja përgjigjet:
Një kohëzgjatje më e madhe e baterisë (65%)
Papërshkueshmëria nga uji (59%)
Cilësia e fotokamerës (54%)
Proçesor më i shpejtë (52%)
Më shumë hapësirë (49%)
Përdoruesi ka nënshkruar një abonim që e lejon të ndryshojë smartphone çdo vit (47%)
Dopio fotokamera (37%)
Për dizajnin e telefonit (23%)
Për menaxhimin më të mirë të ngjyrave (15%)

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment