iPhone 7 ka pak kohë që është sjellë në Shqipëri nga kompani të treta si Atom Computer, iStore apo Shpresa.AL dhe përveç interesit për të patur një produkti të tillë, çmimi është gjëja e parë që të bie në sy. Duke qënë se këto kompani aplikojnë vlerë shtesë nga vlera zyrtare e produktit me siguri çmimi është më i lartë.

Aktualisht iPhone 7 mund të blihet edhë në dyqanet Vodafone por me një çmim më të përmbajtur i cili afrohet disi me çmimin zyrtar të vendosur nga Apple. Duke e krahasuar koston e tij me nivelin mestar të pagave në Shqipëri mund të llogaritet se një qytetar duhet të punojë të paktë 4 muaj që të blejë një produkt të tillë nëse konsiderojmë që rroga mesatare është 25,000 Lekë dhe kosto mesatare e e iPhone 7, 100,000 mijë Lekë.


Nëse konsiderojmë një qytetar familiar, blerja e një iPhone 7 bëhet akoma më e vështirë dhe ndoshta e pamundur. Duke i krahasur këto shifra me ato të disa vëndeve europiane, me siguri diferenca është shumë më e ulët se sa në vëndin tonë. Për të patur të njëtin impakt si në vënde të ndryshme europiane, iPhone 7 duhet të kushtojë rreth 25,000 - 30,000 mijë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment