Sipas testeve të bëra nga GSM Arena, përveç rrezikut të mbetjes pa shumë hapësirë në dispozicion, ka edhe një tjetër arsye që duhet t'i shtyjë përdoruesit që të mos blejnë një iPhone 7/7 Plus me 32GB: në bazë të disa testimeve, modeli bazë duket se është më i ngadaltë në krahasim me versionin 128GB dhe 256GB.

Me sa duket me iPhone 7, Apple ka vendosur të ndryshojë shpejtësinë midis hapësirave të ndryshme: testi Basemark OS II i bërë nga GSM Arena në iPhone 7 Plus me 32GB ka regjistruar rezultate më të dobëta në krahasim me iPhone 6s për sa i përket shpejtësisë. Rezultatet ndryshojnë me versionin 128GB që ofron rezultate më të mira, si në shkrim ashtu edhe në lexim.


Edhe testimet në "përdorimin real" kanë konfirmuar këto rezultate: iPhone 7 Plus 128GB kopjon një file video 4K në 10 minuta, tre herë më shpejt në krahasim me versionin 32GB. GSM Arena konfirmon se këto diferenca vihen re vetëm duke i krahasuar pajisjet me njëra tjetrën, dhe se në përdorimin e përditshmë një gjë e tillë është e vështirë të dallohet. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment