Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një lojë të quajtur Infinite Tank dhe të publikuar në App Store nga krijuesit e serisë Sky Gamblers dhe Radiation Island. Loja kombinon mjaft mirë strategjinë e të luajturit në misione ose në ekip, me një grafikë mjaft reale dhe të pakrahasueshme.

Loja bazohet në 60 nivele të ndryshme të cilat kanë lidhje me njëra tjetrën dhe do të pastroni zonat ku  zhvillohet misioni, nga bazat e armiqëve. Gjatë lojës do t'ju duhet të përmirësoni pjesët e tankut me qëllim që të durojë sa më shumë goditjet nga armiku por dhe armaturën që ti dëmtojë sa më shumë objektivat.


Drejtuesit e kompanisë krijuese shprehen se proçesorët e serisë A të iDevice janë ato të duhurit për të marrë një eksperiencë reale përsa i përket grafikës ndërsa argëtimi është i siguruar sepse të 60 misionet do të jenë adrenalinë e vërtet.

Nëse doni ta merrni këtë lojë, ajo kushton 4.79€ në App Store dhe mund të përshatet me iDevice që ekzekutojnë iOS/tvOs dhe macOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment