Në këtë artikull do t'ju prezantojmë produktin Pixel, të sjellë në tregun e SmartPhone nga Google. Produkti ishte njoftuar kohë më parë nga kompania dhe vjen në treg me shumë risi. Siç mund të imagjinoni, krahasimet e para bëhen pikërisht me iPhone 7 dhe 7 Plus, por le të shikojmë më në detaj se cilat janë disa nga karakteristikat kryesore të këtij produkti.

Google Pixel vjen në 2 versione të cilat janë versioni me dimensione ekrani 5-inch dhe Pixel XL 5.5 inch. Teknologjia e ekranit është Gorilla Glass 4 e cila i siguron përdoruesit maksimunin e mbrojtjes nga gërvishtjet. Për të ndjekur gjurmët e iPhone, Google ka menduar të integrojë edhe një sensor i cili njeh shenjat e gishtërinjve dhe shërben gjithashtu edhe për aktivizimin e sistemit operativ.

Karikimi i baterisë bëhet nëpërmjet kavos USB-C e cila i siguron përdoruesit sasi të baterisë e cili duron deri në 7 orë vetëm me 15 minuta karikim. Pixel mund të blihet në 2 versione nëse e kategorizojmë sipas memories fikse, e cila ndahet në versionin me 32 GB dhe 128 GB. Memoria RAM në të dy versionet është 4GB. 

Fotokamera frontale arrin deri në kualitetin 8 MPX dhe ka një sjellje majft të mirë në ambjentet me dritë. Fotokamere kryesore është rreth 12.3 MPX ka një hapje diafragme f/2.0. Gjitashtu integron një teknologji e cila e lejon fotokamerën të memorizojë më shumë detaje kur drita në ambjent është tepër e ulët.

Sistemi operativ i cili ekzekutohet është Android Nougat 7.0 i cili premton të sjellë shumë përmirësime përsa i përket sigurisë dhe performancës. Gjithtashtu nëse dëshironi ta keni këtë produkt mund të prenotoni direkt nga faqja zyrëtare e Google, ku çmimi fillestar nis nga 699$. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment