Eliminimi i portës klasike të kufjeve në iPhone 7 nuk i ka pëlqyer të gjithëve, por për Apple kjo është e ardhmja e dëgjimit të muzikës pavarësisht se i detyron përdoruesit të dëgjojnë këngë me kufje Lightning ose të karikojnë telefonin. Por koveri Fuze mund të jetë një zgjidhje e vlefshme për këtë problem.

Fuse Case është një kover që ofron mundësinë e përdorimit të portës jack audio në iPhone 7, pa hequr dorë nga karikimi i telefonit dhe pa patur nevojë për një përshtatës. Ky kover integron një bateri 2.400 mAh për të karikuar iPhone në çdo moment, ofron një mbrojtje të përshtatshme për pajisjen dhe një portë Linghtning të shoqëruar nga porta jack audio 3.5mm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment