Facebook ka shtuar edhe mbështetjen streaming video në Apple TV dhe Google Chromecast si në aplikacionin iOS, ashtu edhe në faqen web. Me këtë risi, do të jetë e mundur të shohim një streaming video Facebook direkt në Apple TV ose në pajisjet Google Cast.

Për të kryer këtë veprim, mjafton të hapim një video dhe të klikojmë në simbolin e televizorit lart djathtas: pasi të keni klikuar në këtë buton, do të hapet një menu ku do të jetë e mundur të zgjedhim pajisjen që duam. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment