Rikthehet në App Store, Halfbrick, me një lojë të re që titullohet Dan The Man. Një fshat i tërë është në rrezik dhe detyra jonë do të jetë të rikthjmë paqen. Çfarë duhet të bëjmë? Duhet të kalojmë 12 nivele plot aksion, armiq dhe rreziqe të ndryshme në një lojë me një grafikë në stilin pixel-art.

Por përveç lojës klasike do të kemi edhe opsionin e betejave ditore. Nuk do të mungojnë armët dhe fuqizimet, personalizimet e ndryshme dhe shpërblimet. Komandat touch janë shumë të thjeshta.

Dan The Man është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 99MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment