Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Shadow Bug.

Në lojën Shadow Bug do të luani në rolin e një ninja që duhet të shpëtojë pyllin ku ka lindur nga një fabrikë, duke i ndarë përbindëshat copa copa. Duhet të kërceni, të zbrisni, të prisni... çdo gjë duhet ta bëni vetëm me një gisht. Grafika është mjaft tërheqëse, plot aksion, enigma, kolonë zanore origjinale dhe shumë argëtim.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Shadow Bug do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment