Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Impossible Road.

Impossible Road është një lojë e thjeshtë, në stilin e një salle lojërash. Drejtoni karrocën në shina të ngjashme me ato të një parku lojërash, me një shpejtësi të lartë dhe mblidhni pikët gjatë rrugës.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Impossible Road do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment