Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Night Sky 4.

Me këtë aplikacion mund të identifikoni yjet, planetet dhe satelitët duke drejtuar një iPhone, iPad ose Apple Watch drejt qiellit. Çdo gjë ndodh pa patur nevojë për asnjë lloj konfigurimi. Janë të disponueshëm edhe disa udhëtime virtuale mbi sipërfaqen e Hënës, duke shfrytëzuar gjurmët e Apollo 11 dhe Apollo 15.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Night Sky 4 do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.3 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment