Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Parker Planner, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Parker Planner është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë. Gjatë krijimit të shënimeve do të keni në dispozicion edhe një kalendar i cili do të shpejtojë mbajtjen e shënimeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


-Shifty Bits, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Shifty Bits është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhe të zgjidhni enigmën e çdo nivele duke rrespektuar maksimunin e lëvizjeve. Me sa më pak lëvizje ta zgjidhni, aq më lart në klasifikim do të jeni.


- Incursion the thing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Incursion the thing është një lojë në të cilën do të niseni në një udhëtim pa fund për të shpërtuar mikun tuaj Danalor i cili është marrë peng nga krijesat e frikshme. Për të mbijetuar gjatë udhëtimi duhet të krijoni dhe të forconi ushtarët që do të ndeshen me ato. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Recorder Pro: Recording Plus, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Recording Pro është një program që na lejon të të rregjistrojmë në formatin audio duke shfrytëzuar mikrofonin e iDevice. Në App Store cilësohet si një nga programet më të thjeshtë për të rregjistruar çfarë do lloj situate. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Voice Notes Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Voice Notes Pro është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë shënime vokale. Kjo do të thotë se ju mund të rregjistroni biseda e më pas ti ruani në formën e shënimeve duke i përcaktuar një titull apo edhe përshkrime. Ja vlen ta provoni këtë program.

- Dwelp, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dwelp është një nga lojërat më të bukura në App Store me temë kuic dhe ju mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar. Qëllimi i lojës është mjaft i thjeshtë sepse duhet të gjeni mënyrën e duhur për të lidhur rrathët e të njëjtës ngjyrë pa bllokuar mundësinë për të lidhur të tjerat.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment