Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Remoter Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Remoter është një program i cili na jep mundësinë të kontrollojmë PC tonë nëpërmjet iDevice-it. Programi shfrytëzon shërbimin VNC (Virtual Network Computing). Pasi të shtoni të gjitha informacionet që programit i nevojiten dhe të instaloni në PC-n që nevojitet për të krijuar lidhjen në rrjet, nga ekrani  i iPhone do të keni mundësinë të kontrolloni shumë thjeshtë PC-n tuaj.


Fitness And Bodybuilding, nga 0.89€, falas. /iPhone
Fitness And Bodybuilding është një program edukativ i cili do t'ju ofrojë mësime në lidhje me aktivitetet fizike që duhet të bëni për të mbajtur trupin tuaj në formë. Gjithashtu bashkë me këtë program mund të shkarkoni edhe verisonin për Apple Watch, i cili do të përcjellë statistika tek programi në fjalë, në lidhje me aktivitetin tuaj real.


Blindfolded, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blindfolded është një lojë në të cilën duhet të lëvizni në rrugën e limituar nga blloqe të ndryshme. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë të lëvizni midis pengesave dhe të arrini në destinacion. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- Impossible Road, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Impossible Road është një lojë e thjeshtë, në stilin e një salle lojërash. Drejtoni karrocën në shina të ngjashme me ato të një parku lojërash, me një shpejtësi të lartë dhe mblidhni pikët gjatë rrugës. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment