Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- GeoTrace: Professional Trace Route, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
GeoTrace është një program profesional i cili i dedikohet të gjithëve ju që punoni në sektorin e IT. Nëpërmjet tij ju mund të ndiqni çdo rrugë në rrjet, të një faqe web. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


- Voice Polls, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Voice Polls është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni pyetësor vokal, ta publikoni atë në rrjetin social të Voice Poll dhe të merrni përgjigje nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni atë.


- GOL: Legend, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gol është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të zgjidhni një nga personazhet kryesorë dhe më pas të luani në 3 episode ku secili nga ato ka misionet e tij. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment