Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dragon Eyes Ninja, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dragon Eyes Ninja është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojë të konfirmohet si i vetmi person në fshat që mund ti shpëtojë banorët duke treguar aftësitë e tij në kalimin e pengesave të ndryshme. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Mad O Ball 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mad O Ball 3D është një lojë në të cilën duhet të kontrolloni një sferë në ambjente të ndryshme grafike. Duhet të kapërceni të gjitha pengesat që gjeni në 36 misionet e ndryshme që loja ofron. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Steal Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steal Photo është një program mjaft interesant i cili në pamjen e parë, kryen funksionin e fotografimit, por realisht ai do të ruaj në Galerinë e Fotove, 2 imazhe të cilat janë imazhi prapme por edhe ai i kamerës ballore. Ruajtja e imazhit të marrë nga fotokamera ballore bëhet në mënyrë të fshehtë.


Gnumz: Masters of Defense, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një material më i shtrenjtë se diamanti edhe floriri është zbuluar në fshatin tuaj edhe shumë ushtri po afrohen për të ndërtuar minierat e tyre. Në lojë duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme për të mbrojtur fshatin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment