Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

PhotoJus Travel FX, nga 1,79€, falas /iPhone
Fotokamera më e mirë për udhëtartët! Jeni me pushime? Jeni për darkë në një restorant romantik? PhotoJus Travel FX shton automatikisht emrin e vëndit për fotot tuaja. Krijoni kartolina virtuale dhe ndajini ato me miqtë tuaj. 


Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


- Sonic CD, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sonic CD është një nga lojërat më të bukura të publikuara nga kompania SEGA, dhe sot ju mund ta shkarkoni falas. Qëllimi i lojës është të ndihmoni personazhin e lojës të fitojë mbi Dr. Eggman, duke kaluar të gjitha vëshitrësitë e misioneve.


- Craze: Multiplayer Mayhem, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Craze është cilësuar si një nga lojërat më të bukura të ditës në App Store dhe sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar. Qëllimi i lojës është të fitoni sa më shumë pikë kundrejtë kundërshtarëve të cilët janë miqtë tuaj dhe luani në të njëjtin iDevice.


Blox 3D Junior, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D Junior është një lojë mjaft e bukur e cila i dedikohet fëmijëve. Ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme kubet në 3D. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment