Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tower Balance, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tower Balance është një lojë mjaft e bukur për tu luajtur në kohën e lirë. Qëllimi i lojës është mjaft i thjeshtë, duhet të vendosni kuti mbi njëra tjetrën dhe të mbani ekuilibrin e botës në mënyrë që ato të mos rrëzohen. Sa më shumë kuti vendosni mbi njëra tjetërn, aq më shumë pikë fitoni.




Six Towers Plus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Six Towers Plus është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju duhet të vendosni blloqet mbi njëri tjetrin sipas numrave, por me sa më pak lëvizje. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


- Deadly Soccer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Deadly Soccer është një lojë në të cilën do të përballen njerëzit gjysëm të vdekur me njerëzit e pushtuar nga djalli, në një ndeshje futbolli deri në vdekje. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas kështu që ja vlen ta provoni.


Hover Cross Skills, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Hover Cross Skills është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një makinë e cila qëndron në ajër. Duhet të fitoni të gjitha garat për të qënë kampioni absolut. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment