Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Go Monsters: Create Your Own Monster, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Go Monsters është një lojë mjaft e bukur dhe edukative ku ju duhet të krijoni personazhin tuaj të frikshëm sipas fantazisë. Në lojë do të gjeni me mijëra model krijesash të cilat mund ti përdorni për të krijuar personazhin tuaj.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


- Minecraft: Story Mode, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Minecraft: Story Mode mund të shkarkohet falas nga App Store për një periudhë kohe të limituar. Në këtë seri  duhet të kërkoni Gabriel The Warrior, por ndërkohë do të përballeni me krijesa të frikshme që do të tentojnë t'ju ndalojnë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


City 70s80s90s, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program do t'ju japë mundësinë të keni në iDevice, një listë me radio nga  e gjithë bota të cilat transmetojnë muzikë të viteve 70', 80' dhe 90'. Nëse ju pëlqen muzika e krijuar në këto vite atëherë ky  program është i duhur për të shoqëruar udhëtimet tuaja.


Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment